Janë liruar dy edukatoret që akuzohen se e kanë rrahur një fëmijë trevjeçar në kopshtin “Gëzimi ynë” në Fushë Kosovë.
Në një dokument që e ka siguruar T7 thuhet se përfaqësuesja e palës së dëmtuar nuk pajtohet që të akuzuarave t’u ndërpritet masa e paraburgimit.
![Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm](https://scontent.fprn13-1.fna.fbcdn.net/v/t1.15752-9/387493874_1004676477425478_482818042668598552_n.jpg?_nc_cat=111&ccb=1-7&_nc_sid=8cd0a2&_nc_ohc=RYiSTlsnzNEAX-kX2YZ&_nc_ht=scontent.fprn13-1.fna&cb_e2o_trans=q&oh=03_AdQsOH002xLW5HmPrrU4AoL-F3I_3pLVWeKv97WAYwHANw&oe=654F7218)
Dy edukatoret janë arrestuar më 19 shtator pas denoncimit të nënës së 3-vjeçarit, e cila publikoi edhe pamjet nga kamerat brenda çerdhes.
Ato akuzohetn për veprat penale “Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare” dhe “Lëndim i lehtë trupor”.