Liria i ka dërguar një dhuratë Vedat Muriqit te Mallorca, ku klubi spanjoll ka postuar të gjithë momentin, ndërsa lojtari i njohur ka folur për hapat e tij të parë me klubin ku nisi gjithçka në karrierën e tij, ku pastaj preku majat.
Klubi i madh kosovar që këtë vit ka nisur një projekt të ri, ia ka dërguar një fanellë të personalizuar të Lirisë, lojtarit të tyre më të madh të dal nga shkolla e tyre.
Muriqi pasi mori fanellën e veshi dhe bisedoi me bashkëlojtarët, të cilët ofronin edhe para për ta blerë.
“U rrite te FC Liria, për të pushtuar majat e futbollit botëror”, ka shkruar Liria në faqen zyrtare në Facebook.
Liria ka shkruar se bashkëpunimi me një klub si Mallorca do të vazhdojë dhe se janë mirënjohës ndaj tyre.
“Klubi i Mallorcas nga La Liga spanjolle sapo ka postuar një video ku Vedat Muriqi flet për historinë e tij me klubin dhe për vështirësitë që përjetoi pas luftës në shtetin tonë, teksa mban veshur fanellën speciale “El Pirata” që ua dërguam nga Kosova. Ky bashkëpunim mes klubeve vetëm sa na afron më shumë me një klub legjendar si Mallorca, dhe jemi shumë mirënjohës ndaj klubit ishullor”.
“Jemi krenarë si klub që ish-lojtari ynë, i rritur te FC Liria dhe në qytetin e Prizrenit, Vedat Muriqi, ka arritur kaq sukses në karrierë dhe po tregon performancë të jashtëzakonshme te klubi i Mallorcas. Muchas Gracias RCD Mallorca”, ka shkruar Liria.



Të tjera
Kosova Lajme
Nga 1 marsi – 15 kategori do të lejohen të udhëtojnë falas me trafik urban në Prishtinë
Nga 1 marsi 2026, Trafiku
Aktuale
Deputeti i PDK-së tregon se çfarë presidenti po kërkon Albin Kurti
Deputeti i PDK-së, Eman Rrahmani, ka
Aktuale
Edhe pak ditë afat, takimet Kurti-Hamza-Abdixhiku ‘‘s’nxorën’’ emër për president
Anipse afati për zgjedhjen e presidentit