Lindita Halimi ka treguar se ka bërë një ndërhyrje në trupin e saj. Derisa e ka zbuluar se operacioni i saj ka ndodhur në të pasmet e saj u dha mundësinë edhe fansave të e pyesin reth operimit.
Në mesin e pyetjeve ishte se a mundet të ulet me të pasmet derisa ajo zbuloi se për 5 javë të plota nuk është e lejuar.
Më pas ajo tregoi se vetëm pas 4 ditësh mund të ulet por vetëm në intervale të shkurtra kohore, 5 deri në 15 minuta.
Lindita ka zbuluar se për katër javë ka shtuar 12 kilogramë me rekomandim të mjekëve sepse nuk ka pasur dhjam të mjaftueshëm për ta zhvendosur në fundshpinë.
Operacioni që është ndër më të rrezikshmit në kirurgjinë estetike ka zgjatur rreth dy orë e gjysmë teksa gjatë tij, Linda ka qenë në narkozë.