Një prej drejtuesve të nëndetëses Titan që u nis për të zbuluar mbetjet e Titanikut dhe s`doli më prej oqeanit kishte diçka më shumë sesa thjesht kurioziteti që e lidhte me historinë e anijes së famshme.
Gruaja e CEO-s së OceanGate Stockton Rush, Wendy Rush, është pasardhëse e çiftit të moshuar që vdiq në tragjedinë e 1912-ës.
Fundi i ‘Titan’-it, 5 pyetje pa përgjigje për shkatërimin e nëndetëses
Wendy Rush, e cila është drejtoreshë e komunikimit dhe anëtare e ekipit të ekspeditës për OceanGate, sipas LinkedIn-it të saj, është pasaardhëse e Ida dhe Isidor Straus, ky i fundit ishte bashkëpronar i Macy’s.
Arkivat e New York Times tregojnë se Rush – e lindur si Wendy Hollings Weil – është stërmbesa e çiftit. Babai i saj, Dr. Richard Weil III është nipi i vajzës së çiftit, Minnie Straus Weil.
Strauses ishin ndër pasagjerët e klasit të parë në bordin e Titanikut në udhëtimin e tij të parë. Dhe dëshmitarët në atë kohë thanë se udhëtimi i tyre i fundit së bashku ishte heroik.
Sipas Arkivit Kombëtar të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, Ida dhe Isidor ishin drejtuar për në një varkë shpëtimi pasi anija goditi ajsbergun, duke qenë se ishin në klasin e parë. Isidor refuzoi të hipte në varkë duke thënë se donte që të rinjtë të mund të shpëtonin. Dhe kur ai refuzoi, Ida i tha: “Ku shkon ti, shkoj dhe unë”. Kështu Ida ndihmoi shërbëtoren e tyre Ellen Bird. E uli atë në një varkë shpëtimi duke i dhënë edhe pallton e saj.
Herën e fundit që çifti u pa, thotë Arkivi Kombëtar, ishin në kuvertë të kapur për dore përpara se një valë t’i përfshinte të dy drejt detit.
Historia e tyre është përfshirë edhe në filmin e famshëm Titanik. Ida dhe Isidor janë çifti që flenë përqafuar derisa uji vërshon në dhomën e tyre.
Trupi i Idës nuk u gjet kurrë, ndërsa trupi i Isidor u gjet dhe u varros në varrezat Ëoodlaën të Nju Jorkut. Ida dhe Isidor, të dy të lindur më 6 shkurt, ishin përkatësisht 63 dhe 67 vjeç kur vdiqën./Botapress.info/