Sot, më 18 prill pritet të bëhet votimi i fundit për LIBERALIZIMIN e vizave të kosovarëve. Kështu ka konfirmuar për Gazetën, zëdhënës i Parlamentit Europian, Ojamo Janne.
Se kështu do të ndodhë e thotë edhe faqja e Komitetit për Drejtësi dhe Liri Civile të Parlamentit Evropian (LIBE) në Twitter, aty ku ka publikuar agjendën për datat 17-20 prill.
Komiteti LIBE njofton se më 18 prill në planin e ditës do të jetë votimi i vizave për kosovarët, që parashihet të ndodh rreth orës 12:00-13:00, shkruan Gazeta Insajderi.
![](https://insajderi.org/wp-content/uploads/2023/04/votimi1.jpg)
Ky votim do të ndodh pas atij që ndodhi në LIBE më 23 mars, ku u miratua përfundimisht liberalizmi i vizave për Kosovën.
Ndryshe, më 9 mars, Këshilli i Ministrave të BE-së ka votuar pro liberalizimit të vizave për kosovarët.