Drejtori i Agjencisë së Regjistrimit Civil, Blerim Camaj, i ka thënë Indeksonlinet- se në katër komunat verior në total janë të pajisur me pasaporta kosovare 5 mijë e 801 qytetarë serbë.
Sipas tij, numri i qytetarëve serbë për t’u pajisur me pasaporta biometrike është në rritje.
“Krahasuar me vitin paraprak këtë vit dyfish është rritur kërkesa për pajisje me pasaporta të Kosovës. Vitin e kaluar në total numri i personave në katër komuna serbe ka qenë 855, ndërsa në këtë vit deri tashti janë pajisur 1 mijë e 458 qytetarë”, tha Camaj.
Lajmi për liberalizimin e vizave për Kosovën, ka nxitur qytetarët serbë të komunave veriore për t’u pajisur me pasaporta biometrike të Republikës së Kosovës. Krahasuar me një vit më parë dyfish është rritur kërkesa nga qytetarët serbë për t’u pajisur me pasaporta kosovare.