Në minutat e parë të datës 1 janar, një grua është goditur nga një plumb bredharak në Prishtinë. E njëjta është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, ndërsa rasti është duke u hetuar.
Njoftimi i plotë i policisë:
LËNDIM I LEHTË TRUPOR/Prishtinë 01.01.2023 – 00:45. Është raportuar se nga një plumb bredharak është goditur viktima femër kosovare e cila është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar.