Pal Lekaj ka deklaruar se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk do të jetë pjesë e një qeverie të udhëhequr nga Albin Kurti, duke e përjashtuar çdo bashkëpunim me Lëvizjen Vetëvendosje.
Në emisionin FIVE, Lekaj tha se AAK nuk synon të bëhet “patericë politike” e asnjë subjekti dhe se nuk e sheh të arsyeshme të marrë përgjegjësi qeverisëse në këto rrethana.
“Nuk mendoj që është koha të marrim përgjegjësi qeverisëse apo të bëhemi patericë e një subjekti politik… Unë nuk e shoh të arsyeshme që Aleanca të vardiset apo të bëhet patericë e zotit Kurti e qeverisë Kurti”, ka deklaruar Lekaj.
Ai shtoi se AAK nuk është e interesuar t’i japë “infuzion politik” qeverisë Kurti dhe as të jetë pjesë e saj, duke theksuar se partia e tij është e fokusuar në mbrojtjen e institucioneve dhe në zhvillimin demokratik të vendit.
Lekaj gjithashtu kritikoi Lidhjen Demokratike të Kosovës, duke thënë se qasja e saj ndaj mundësive për bashkëpunim është e paqartë dhe kontradiktore.



Të tjera
Lajme
Aksident mes tri veturave në Malishevë, lëndohen katër persona
Një aksident mes tri veturave ka
Aktuale
Supremja ia refuzon kërkesën për rinumërim të votave brenda partisë Qendrim Kryeziut
Gjykata Supreme e Kosovës ka refuzuar
Lajme
Gjini: Të gatshëm ta zhbllokojmë situatën politike, nëse realizohen këto pesë kërkesa
Aleanca për Ardhmërinë ë Kosovës është