Legjenda e Manchester United, Roy Keane u përfshi në një moment sherri me një tifoz të Ipswich Town pas barazimit 1-1 të dy skuadrave të dielën mbrëma në Ligën Premier.
Teksa Keane po bëhej gati të merrte pjesë në intervistën e parë të Ruben Amorimit pas ndeshjes me Sky Sports, një tifoz filloi ta ngacmonte nga tribuna.
Thuhet se tifozi u dëgjua duke bërtitur abuzime ndaj Keane dhe duke thënë disa gjëra shumë fyese në një përpjekje për ta nervozuar atë.
Keane vendosi të përballej me tifozin duke shkuar deri te tribuna ku ai po qëndronte dhe po e provokonte.
Legjenda e Man United u pa të ishte në një grindje të ashpër me tifozin dhe madje i thoshte individit “Le ta diskutojmë në parkingun e veturave këtë ne të dy”, i tha Keane.
Në fund u desh intervenimi i njerëzve të tjerë për të qetësuar legjendën irlandeze, derisa tifozi i nxor jashtë stadiumit.



Të tjera
Lajme
Irani godet portin kryesor të naftës në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe aeroportin e Dubait
Porti më i madh dhe qendra
Aktuale
Trump: SHBA po godet Iranin me gjithë fuqinë! Nuk e dimë nëse Mojtaba Khamenei është gjallë
Presidenti i Shtetet e Bashkuara të
Aktuale
Ligji për Automjetet dhe të Huajt, policia: Vetura me autorizime të Serbisë nuk lejohen
Ka nisur zbatimi i plotë i