Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, duke e cilësuar atë si një moment që sjell qartësi të nevojshme për situatën aktuale institucionale në vend.
Sipas Abdixhikut, LDK e respekton plotësisht aktgjykimin dhe e konsideron atë si udhërrëfyes për hapat e ardhshëm politikë. Ai theksoi se vendimi nuk krijon epërsi për asnjë palë, por rikthen procesin në Kuvend, duke u dhënë deputetëve një afat të ri për zgjedhjen e Presidentit.
Abdixhiku nënvizoi se përgjegjësia kryesore në këtë fazë i takon shumicës parlamentare, e cila, sipas tij, ka pasur kohë të mjaftueshme për të përmbyllur procesin dhe duhet të ofrojë zgjidhje konkrete.
“Pa votat e shumicës, ky proces nuk mund të përmbyllet”, thuhet në reagim.
LDK vlerëson se çështje të tilla duhet të zgjidhen përmes marrëveshjes politike dhe jo imponimit, duke insistuar që Presidenti i ardhshëm të jetë figurë unifikuese dhe jo përfaqësues i njëanshëm i shumicës.
Po ashtu, Abdixhiku ka mbrojtur veprimet e Presidentes, duke thënë se ato kanë qenë në funksion të ruajtjes së rendit kushtetues dhe shmangies së një vakumi institucional. Ai shtoi se aktgjykimi i Kushtetueses nuk ka konstatuar shkelje dhe ofron interpretimin përfundimtar që duhet të respektohet nga të gjithë
LDK është shprehur e gatshme të kontribuojë në një zgjidhje të përbashkët politike, por ka paralajmëruar se nuk do të bëhet “alibi e dështimeve të askujt”.
Në fund, Abdixhiku ka theksuar se, nëse nuk arrihet marrëveshje brenda 34 ditëve, LDK do të hyjë e përgatitur në zgjedhje të reja, me synimin për të ofruar alternativa të reja për qytetarët.



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në