Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, e ka bërë të qartë se nuk do ta votojnë Konjufcën për kryeministër.
Sipas tij, zgjidhja e vetme e mbetur janë zgjedhjet e reja.
Abdixhiku ka thënë se Glauk Konjufca, “në rrethanat e tanishme politike, duhet të jetë i sinqertë me veten, më shumë, shumë më shumë se sa Kryetari i tij, dhe të konstatojë se nuk ka shumicë e as kohë për të humbur më”.
“Çdo përpjekje për ta zvarritur këtë proces për kalkulime të vogla elektorale, për data që në fund të ditës nuk bëjnë asnjë diference elektorale, janë përpjekje të një pushteti që nuk e lëshon dot karrigen që nuk i takon”, ka thënë ai.
Sipas tij, “kjo sjellje, është turp politik i një gjenerate që duhet të tregojë minimalisht dinjitet dhe respekt ndaj qytetarëve të Kosovës; por mbi të gjitha, duhet të tregojë vëmendje dhe ndjeshmëri për krizat që i kemi në prag.
“Zvarritja e ditëve, kur e di se nuk ke shumicë, është thellim i vetëdijshëm i krizave që po na vijnë, e kështu dhe parapërcaktimit të fatit të tyre. Pas gjithë refuzimeve për unitet dhe për adresim të përbashkët shtetëror, pas tetë muajve të humbura në bllokada, pas shkeljeve të rënda kushtetuese, pas rrënimit, shtetar e demokratik, le të sillemi një herë përgjegjshëm”, ka thënë Abdixhiku.
Sipas tij, “çdo vonesë në këtë drejtim është thjesht taktikë politike; sa e trishtë aq edhe pa konsideratë për Republikën e Kosovës, popullin tonë, dhe të ardhmen e mirë që na pret”.



Të tjera
Aktuale
Hargreaves: Kosova duhet t’i bindë aleatët se është gati për NATO-n dhe BE-në
Kosova duhet të dëshmojë me vepra
Aktuale
417 veta nga 1126 të regjistruar votuan deri në orën 13:00 në ambasadën e Kosovës në Austri
Për zgjedhjet e 7 qershorit sot
Aktuale
Tragjedi në Fushë Kosovë, bie nga ndërtesa një grua e moshuar
Një rast tragjik është raportuar në