LDK mblidhet sot në orën 16:00, Quni: Do ta shqyrtojmë letrën e Kurtit pastaj do të dalim me qëndrim

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thirrur një mbledhje të Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës e cila do të mbahet sot pasdite duke filluar nga ora 16:00.

Lajmin për këtë e kanë konfirmuar nënkryetarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anto Quni dhe Gazmend Muhaxheri.

Quni për Rtv 21 ka deklaruar se pas takimit do të dalin me qëndrim publik rreth letrës së liderit të VV-së, Albin Kurti.

“Sot do të mblidhemi dhe do ta shqyrtojmë ftesën(letrën) e Kurtit e më pas do të dalim me qëndrim publik. Mbledhja do të mbahet në orën 16:00”, ka thënë Anton Quni

Të tjera

Lajme

SHBA-ja synon rihapjen e Ngushticës së Hormuzit me 5000 marinsa

Presidenti amerikan, Donald Trump, do t’i

Lajme

​ASK: Ekonomia e Kosovës u rrit për 3.85% në fund të vitit 2025

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka