Deputeti i LDK-së Besian Mustafa, në seancën plenare të Kuvendit ka kërkuar afat shtesë për t’i analizuar marrëveshjet ndërkombëtare që do të votohen.
Mustafa tha se nuk e përkrah futjen e tyre në rendin e ditës në këtë formë procedurale.
“Përderisa Lidhja Demokratike e Kosovës mbështet marrëveshjet ndërkombëtare, kemi një rast të veçantë. Të martën është ftuar Komisioni për Buxhet për të mërkurën dhe menjëherë të enjten po tentohet që këto pika të futen në rend të ditës. Parimisht jemi për marrëveshjet ndërkombëtare, por në këtë rast kërkojmë afat shtesë që të gjithë deputetët e Grupit Parlamentar të LDK-së të kenë kohë që t’i analizojnë e të arrijmë tek një qëndrim i përbashkët. Prandaj, ne nuk i përkrahim përfshirjen e tyre në rendit e ditës në këtë procedurë”.



Të tjera
Lajme
Haradinaj e publikon videon e përplasjes me Kurtin, Gërvallën e Haxhiun
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj iu
Aktuale
“Mjaft ma”, Gërvalla i gjuan fjalë Haradinajt pasi ky i tha Kurtit se “po rren”
Zëvendëskryeministrja Donika Gërvalla nuk i ka
Aktuale
Kurti kujdeset t’ia çojë edhe një mesazh Osmanit në ditët e fundit të mandatit
Kryeministri Albin Kurti nga foltorja e