Kryeministri Albin Kurti nga foltorja e Kuvendit tha se dekreti i presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit nuk mund të “anulojë” vullnetin e popullit.
Ai tha se ky dekret ishte në shpërputhje me Kushtetutën e Kosovës, një gjë që vetë Osmani e ka mohuar pas nxjerrjes së aktgjykimit të Kushtetueses.
“Në rikthimin e shtëpisë së demokracisë pothuajse një muaj pas dekretit të Presidentes për shpërndarjen e tij. Dekreti i lëshuar ishte në shpërputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe ka krijuar një situatë që kërkon qartësi, jo konfuzion, e cila kërkon përgjegjësi, jo shmangie. Gjykata Kushtetuese ka folur për natyrën e Republikës sonë demokratike e parlamentare dhe për kufijtë që Kushtetuta i vendos çdo institucioni. Në këtë rend, shpërndarja e Kuvendit nuk është instrument për të tejkaluar vështirësitë politike dhe mbi të gjitha është vërtetuar dhe dëshmuar edhe nga GJK që Presidenti nuk mund të shpërndajë vullnetin e popullit as nën presion të afateve dhe paqartësive kushtetuese. Vullneti i popullit nuk anulohet me dekrete dhe rrjedhimisht as nuk shpërndahet. Tani pas qartësimit dhe vërtetimit të kësaj të vërtete të pamohueshme, sot nuk kemi një boshllëk institucional para nesh, por kemi një detyrë të qartë. Kuvendi është funksional dhe i kthehet punës së tij. Afatet kushtetuese janë në rrjedhë dhe shteti nuk ka ndalë së vepruari dhe nuk ka asnjë arsye që ne ta ndalim atë. Përkundrazi çdo përpjekje për ta ndërprerë këtë funksionim do të ishte jo vetëm politikisht e gabuar, por edhe një precedent që cenon vetë idenë e ndarjes dhe balancën e pushteteve”, tha ai.
Dekreti i Osmanit, sipas Gjykatës Kushtetuese, nuk kishte efekt juridik. Presidenca e Kosovës e kishte mirëpritur vendimin dhe kishte thënë se është konstatuar se Osmani nuk ka bërë shkelje kushtetuese.
Osmanit i përfundon mandati më 4 prill.



Të tjera
Lajme Opinione
Varfanjaku i dyshimtë’: Kimete Berisha e kthen lapsin sërish kundër Albin Kurtit
Shkrun Kimete Berisha Varfanjaku i dyshimtë
Lajme Showbiz
Adrola Dushi nis pushimet, ndan momente me ndjekësit në rrjetet sociale
Modelja e njohur shqiptare Adrola
Aktuale
Bixhozi ilegal në katër qytete: këta janë 21 të arrestuarit – u kapën me 170 mijë euro, vetura dhe armë
Pas aksionit të zhvilluar mbrëmë