Deputeti i Lidhja Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj, ka deklaruar se negociatat për zgjedhjen e presidentit u takojnë subjekteve politike.
Ai për KosovaPress tha se hapja e procesit dhe arritja e konsensusit për një emër janë përgjegjësi e partive parlamentare.
I pyetur nëse LDK-ja do të ketë kandidat të vetin, Zemaj u shpreh se “nuk ka vendim politik” për një emër konkret.
Sipas tij, partia ka potencial dhe njerëz që mund të ushtrojnë pozita të larta shtetërore, përfshirë presidentin apo kryeministrin.
Megjithatë, ai nënvizoi se deri më tani nuk është diskutuar zyrtarisht për një kandidaturë të mundshme nga LDK-ja.



Të tjera
Aktuale
Mustafa: Figurën e Presidentit vështirë ta gdhendim si skulptor
Gjatë ditës së djeshme janë riaktivizuar
Aktuale
Deputetja e AAK’së zbulon ‘zënkën’ me Abdixhikun
Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi, duke
Aktuale
Detaje tronditëse për vrasjen brutale të gruas nga Kosova nga ish-burri shqiptar në Austri
Tragjedia ndodhi në Sooß pranë Badenit,