Pas rezultateve të publikuara nga KQZ, konferencë për media është mbajtur nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
Lideri i kësaj partie ka thënë se Përparim Rama ka siguruar votat e nevojshme për një mandat tjetër, shkruan IndeksOnline.
“LDK, shtëpia e madhe e qytetarisë, sot ka fituar. Kemi fituar me ndershmëri, me përkushtim dhe me njerëzit më të mirë që ka ky vend”, u shpreh Abdixhiku.
Po ashtu ai ka thënë se LDK-ja sot ka fituar edhe në pesë komuna tjera pos Prishtinës.
Ai ka thënë se fitorja e sotme është fitore e qytetarëve. Madje ai ka pasur edhe një porosi edhe për ata që nuk e kanë votuar LDK-në.Sipas Abxhikut, Kosova është e të gjithëve.
Sipas rezultateve të KQZ-së, Përparim Rama i LDK-së, po prin me mbi 2000 vota ndaj Hajrulla Çekos së VV-së.



Të tjera
Aktuale
S’ka sinjale për formimin e institucioneve!
Ndërsa vendi po përballet me krizë
Lajme
Hashim Thaçi i qeshur në imazhin e fundit të ndarë nga djali i tij
Endrit Thaçi ka publikuar në llogarinë
Aktuale
Vetëdorëzohet në polici, i dyshuari për tentim vrasjen e javës së kaluar në Prishtinë
Është vetëdorëzuar në stacion policor i