Lidhja Demokratike e Kosovës hap dyert për mërgimtarët. Sipas një njoftimi të fundit,. LDK përkatësisht strukturat e kësaj partie, Kryetari Abdixhiku, anëtarët e Kryesisë, deputetë, kryetar komunash do të mirëpresin në selinë e LDK-së mërgimtarët të cilët këto ditë po qëndrojnë për pushime në vendlindje, thuhet në njoftim.
Të dashur bashkatdhetarë,
Lidhja Demokratike e Kosovës organizon takim pritës për mërgimtarët tanë që ndodhen në Kosovë. Më 27 korrik, nga ora 18:00, në Selinë Qendrore të LDK-së, deputetë, anëtarë të Kryesisë, kryetarë komunash e struktura të tjera partiake, do të presin në bashkëbisedim mërgimtarët tanë, familjet e tyre e secilin tjetër me interesim.
Në takim, prezent do të jetë dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, z. Lumir Abdixhiku.
Mirë se vini Mërgatë!