Me kërkesen e Kryesisë së Nëndeges për Nrw-Gjermani ,sot u mbajtë një takim ,muaren pjesë përfaqësues nga Nëndega e LDK-ës për NRW, dhe Niedersachsen. Ata u priten nga Grupi për Mergaten;Kryetari Anton Quni,Kordinatori Shkumbin Gashi,dhe Deputeti Armend Zemaj.Pas pasqyrimit të gjendjes pas skandaleve të fundit në Qeveri,e incidenteve në Parlament nga Kryetari i Grupit,dhe dy anetarëve,biseda u fokusua kryesisht rreth zhvillimeve në LDK,me theks të veqant në Gjermani.
U bisedua rreth organizimit për themelimin e Deges ku gravitojnë dy Nëndegët në fjalë.Pati edhe vërejtëje ,dhe propozime,të cilat u evidentuan,dhe u zotuan se do i shqyrtohen nga grupi,dhe do bisedohet me Komisionin Zgjedhor që të gjenden modalitetet më të mira për themelimin e Deges ,dhe zgjedhjen e personave më përgjegjës për vazhdimin e aktiviteteve në atë rajon.
Nga Nëndega NRW ishin të pranishëm;Kryetari Jakup Gërguri, Sekretari Arben Gashi,dhe z.Afrim Salihu antar i Kryesisë.
Nga Niedersachsen ishte Kryetari Isa Shabani dhe Zejno Karaliti .Vlenë theksuar se ishte planifikuar të jenë të pranishëm edhe përfaqësues nga Nëndega e Hessen-it ,por meqë pushimet i kanë nga Java tjeter ,nuk ishin prezent.Sidoqoftë edhe ata janë deklarue se i përkrahin vendimet e shumices për themelim të degëve.Gëzon fakti se gjithë të pranishmit u kyeqen në bisedë,dhe është kjo e dhënë që interesimi është që të vazhdohet me punē e aktivitete.
U premtua që Grupi pë Mergaten do i mirëpret edhe tjerat Nëndegë,t’i ketë edhe propzimet përfundimtare të tyre, dhe pastaj do formuloj planin përfundimtarë me Komisionin Zgjedhor,duke marrë parasysh gjitha propozimet, në mënyrë që procesi zgjedhor në Gjermani të zhvillohet sipas planit.
Në takim për pak çaste ishte i pranishëm edhe Kryetari i LDK-së z.Lumir Abdixhiku,ai i përshëndeti,dhe falenderoj të pranishmit,dhe njëkohësisht Grupit,edhe atyre nga mergata iu dëshëroj suksese .
Prishtinë ,15.07.2023-Komisioni për Informim,NRW.