Lidhja Demokratike e Kosovës nesër do të mbajë Kuvendin e punës nga ora 12:00.
Në njoftimin e kësaj partie thuhet se mediat mund të qëndrojnë brenda sallës derisa kryetari Lumir Abdixhiku do të mbajë fjalën dhe pastaj punimet do të mbyllen për media.
“Ju njoftojmë që nesër (e shtunë), datë 31 janar 2026 Lidhja Demokratike e Kosovës mban Kuvendin e punës. Kuvendi fillon punimet nga ora 12:00. Mediet ftohen të përcjellin fjalën e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, dr. Lumir Abdixhiku pastaj do të lirojnë sallën, ndërsa pas Kuvendit do të ketë deklarim”.
Në këtë Kuvend, Abdixhiku ka kërkuar votëbesim pas rezultatit të dobët që mori partia në zgjedhjet e fundit.
Ndërkaq, nënkryetari Avdullah Hoti, ka bërë publike se pas dorëheqjes së Abdixhikut, në Kuvendin e nesërm do të kërkojë besimin e delegatëve për t’i prirë LDK’së.



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në