Kryetari i komunës së Istogut, Ilir Ferati bashkë me struktura të degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe familjarë, kanë bërë homazhe në nderim të jetës dhe veprës së ish-kryetarit të komunës së Istogut dhe nënkryetarit të LDK-së, Haki Rugova, në 4-vjetorin e vdekjes së tij.
Në njoftimin e lëshuar nga LDK, thuhet se sot kujtohet një personalitet dhe veprimtar i dalluar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, “njeriu që ishte shembull i përkushtimit dhe kontributit të jashtëzakonshëm në shtetndërtimin e Kosovës, nënkryetari i LDK-së dhe kryetari i Istogut, Haki Rugova”.
“Angazhimi i tij ishte i pandalshëm në proceset e vështira të Kosovës. Ai për më shumë se tre dekada qëndroi i palëkundur në veprimtarinë e tij atdhetare e politike. Prandaj si i tillë, mbetet dhe kujtohet gjithmonë si model i njeriut të urtë e punëtor, i afërt dhe bashkëpunues. Lavdi jetës dhe veprës së Haki Rugovës. I përjetshëm kujtimi për të”, thuhet në njoftim.



Të tjera
Ekskluzive Lajme
Avokati: Osmani t’i shpallë zgjedhjet e reja deri më 5 prill, më pas Haxhiu ia merr kompetencat
Avokati Xhevdet Smakiqi ka trajtuar disa
Lajme
Transportuesit paralajmërojnë rritje çmimesh ose mbyllje të kompanive, shkak shtrenjtimi i naftës
Kryetari i Unionit të Shoqatave Rrugore,
Aktuale
Mbrojtja e afërt e kryeministrit Kurti pengon gazetaren, reagon AGK
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka