Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku i shoqëruar edhe nga ekipa por edhe djali i ish-Presidentit Ibrahim Rugova ka vendosur kurora lulesh tek varri i ish-Presidentit Ibrahim Rugova për ta nderuar në përvjetorin e 20 të vdekjes së tij.
Ai nga aty tha se Ibrahim Rugova mbete shqiptari më i madh i të gjitha kohërave, dhe si i tillë e obligon që të sillen me dinjitet, maturi dhe përkushtim për atdheun.
“Sot në 20-vjetorin e largimit të atit themeltar të Republikës së Kosovës, e vendit tonë, shtetit tonë nderojmë Ibrahim Rugovën. Njeriun i cili jo vetëm realizoi një ëndërr historike të popullit të Kosovës për liri, pavarësi, demokraci por krijoi një projekt madhor, më të madhin të madhin ndër shqiptarëve të Kosovës. Në këtë 20 vjetor Rugovën jo veç që e nderojmë por edhe e kujtojmë dhe nën kujtimet e tij dhe ëndrrën e tij punojmë vazhdimisht që vendit tonë, Kosovës sonë t’i japim të ardhmen e merituar një të ardhme të lirë, me një shtet të fuqishëm në familjen euroatlantike. Ibrahim Rugova mbetet shqiptari më i madh i të gjitha kohërave, dhe si i tillë na obligon edhe sot të sillemi me dinjitet, maturi dhe përkushtim për atdheun tonë”, tha ai. /eo



Të tjera
Aktuale
Netanyahu: Izraeli godet hekurudhat dhe urat e përdorura nga Irani
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, njoftoi se
Lajme
Mediat iraniane raportojnë për një zinxhir njerëzish rreth termocentralit në Tabriz pas kërcënimeve të Trump
Një zinxhir njerëzish është formuar rreth
Lajme
Humolli nga zyra e OBSh-së në Kosovë: Bota po përgatitet për një pandemi të ardhshme
Drejtoresha e Zyrës së Organizatës Botërore