Në 24 vjetorin e vrasjes së Enver Malokut, gazetarit dhe drejtuesit të Qendrës Informative të Kosovëës, kryetari Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë bën homazhe dhe nderuan te lapidari i Enver Malokut në Prishtinë, raporton Botapress.
Enver Maloku u vra më 11 janar të vitit 1999, para banesës ku jetonte deri sa po kthehej nga puna. Ndaj Malokut ishte bërë atentat edhe dy muaj më parë por atentati i fundit i 11 janarit ishte vdekjeprues.
Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku ka postuar këtë njoftim në faqen e tij në Facebook:
Nderuam Enver Malokun, në 24 vjetorin e e vrasjes së tij. Ai ishte një gazetar vetëmohues, një ëndërrimtar i lirisë, një intelektual i pashoq, një adhurues i shkrimit, rokut, e vet shpirtit kulturor të shoqërisë sonë – ishte një patriot model i orëve më të rënda të Kosovës. Mbi të gjitha, ishte bartës i dritares informuese në lëvizjen më të madhe nacionale për liri, pavarësi e demokraci.
Në Bregun e Diellit, pranë banesës së tij, ai u qëllua në mbrëmjen e 11 janarit të vitit të lirisë. Rrugëtimi i tij drejt lirisë u ndërpre në gjysmë, por ëndrra e nisur nga ai vazhdon të mbetet udhërrëfim për ne.