Ministri i Shëndetësisë në Qeverinë e Kosovës, Rifat Latifi, deklaroi se spitali i fëmijëve në Prishtinë, ndërtimi i të cilit përfundoi qysh në muajin shator të vitit të kaluar, pritet të funksionalizohet në fund të muajit mars, nëse arrijnë të gjitha instrumentet dhe nevojat që duhen për punë.
Pasi falënderoi donatorët që financuan ndërtimin e këtij spitali, të cilin ai e quajti shumë modern, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe shkelqësinë e saj Sheikha Fatima, ministri Latifi tha se nga kjo vonesë e funksionalizimit të këtij institucioni duhet të marrim mësim të gjithë dhe se duhet të bashkëpunojnë mes veti që projekti të shkojë deri në fund.
“Pres që në fund të marsit ky spital të inaugurohet në mënyrë komplete”, përfundoi ai.