Ish ambasadorja e Kosovës në Itali, Alma Lama e konsideron si fatal për rendin ndërkombëtar një pushtim eventual të Ukrainës nga Rusia.
Lama përmes një postimi në Facebook ka shkruar se pushtimi i Ukrainës nga Rusia, do të godas edhe paprekshmërinë e sovranitetit të shteteve.
“Pushtimi i Ukrainës nga Rusia, vetëm pse kjo e fundit është më e fuqishme na rikthen në realitetin hobsian; do jetë goditje fatale për rendin ndërkombëtar që kemi sot, paprekshmërinë e sovranitetit të shteteve e sidomos garancinë për shtetet e vogla; paqen dhe sigurinë ndërkombëtare”, shkruan Lama në Facebook.
Ajo thekson se pasojat mund të jenë shumë të mëdha, derisa Vladimir Putin do të jetë përgjegjës i vetëm.
“Pasojat do të jenë shumë më të mëdha sesa ai i një pushtimi që sjell vdekjen e njerëzve të pafajshëm, shkatërrim të panevojshëm e të pa-arsyeshëm.
Nëse ndodh, Vladimir Putin do të jetë përgjegjësi i vetëm!”, përfundoi ajo.