Një grabitje ka ndodhur para pak minutave në lagjen “Dardania” në Prishtinë. Dy persona të dyshimtë i kanë grabitur kuletën një personi i cili po lëvizte saktësisht në rrugën “Bill Clinton”.
Deri më tani nuk janë dhënë detaje shtesë lidhur me grabitje, përpos që me rastin tashmë po merren njësitë e Policisë së Kosovës.
Duhet përkujtuar që së fundi ka patur një numër të madh të grabitjeve dhe vjedhjeve në mbarë vendin./Botapress.info/