Trupat shtesë do të dërgohen në Sllovaki, Hungari, Rumani dhe Bullgari. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s tha se kjo përbën një rritje të madhe afatgjatë të pranisë së aleancës ushtarake në rajon, duke dyfishuar numrin ekzistues të grupeve luftarake.
Vendimi i pritshëm i NATO-s për të shtuar forcat e saj në Europën Lindore tregon se aleanca ende nuk është e bindur se ka bërë mjaftueshëm për të mbrojtur krahun lindor të saj, nën kërcënimin e vazhdueshëm të Rusisë.
Kjo reflekton shqetësimet në Balltik dhe shtetet e tjera se kërcënimi nga Rusia dhe perspektiva e përhapjes së konfliktit mbeten reale.
Premtimi për më shumë mbështetje për Ukrainën pasqyron gjithashtu shqetësimet brenda aleancës se vendi mund të rrezikohet nga mbarimi i municioneve dhe mund të përballet me kërcënime të reja nëse Rusia do të përdorte armë të reja.
Problemi është se arsenalet e NATO-s nuk janë pa fund dhe disa vende mund rrëmojnë për të gjetur mjaftueshëm armë antitank dhe anti-ajror për të mbajtur furnizimet të rrjedhin përtej kufirit polak.
Zyrtarët perëndimorë thonë se nuk kishin pritur që Ukraina të kishte nevojë për kaq shumë armë në fushëbetejë në këtë fazë të konfliktit, duke parashikuar përkundrazi se rezistenca do të ishte bërë më shumë në formën e një kryengritjeje./Botapress.info/