Botapress, 17 tetor- Para pak minutash është sulmuar me granatë pikë-qëndrimi i zyrtarëve policorë dhe doganierëve në kufirin e Jarinjes.
Sipas burimeve të Kosovapress, granata është hedhur nga ana e Serbisë.
Përveç dëmtimit të objektit, nuk dihet nëse ka të lënduar, percjell Botapress.info