Edhe pse tashmë është vaksionuar më shume se 62% e popullsisë me dy doza të vaksines apo mbi 88% e popullatës e moshës mbi 65 vjeç, Covid 19 si dhe varianti më i ri Omicron po bën “kërdi” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kështu sipas raportit te fundit të Institutit Hopkins, botuar në gazetën The Neë York Times, sot është shënuar rritja më e larte e të infektuarve dike quar shifrën në 344.543 të infektuar brenda dites apo ne 181 % rritje ne shkallë vendi shkruan The New York Times percjellë Botapress.info.
Në krye të listës së vendeve me shkallë më te lartë të infektimeve prin Neë Yorku me 47.067 të infektuar apo me rritje prej 310% për të vazhduar me shtetet si Florida me 36.781 të infektuar apo 1.047% rritje, pastaj California me 26.671 të infektuar apo 324% rritje e kështu me radhë.
Në total këto shifra kanë shtuar numrin e te infektuarve në SHBA në mbi 53 milion amerikanë te inflektuar dhe 822.719 të vdekur.
Në gjithë këto shifra alarmante ka një lajm të mirë që bie në sy në raportin e Institutit Hopkins. Bëhet fjalë për uljen e rasteve me fatalitet duke shënuar një rënie prej 5% ne nivel vendi shkruan The Neë York Times, përcjellë Botapress.info