Presidenti rus Vladimir Putin ka marrë vendim për të njohur territoret rebele pro-ruse si republika të pavarura, ka konfirmuar Kremlini. Menjëherë më pas, ai dërgoi ushtrinë ruse në republikat separatiste që sapo kishte pranuar në një fjalim të drejtpërdrejtë televiziv, raporton Reuters.
Ditët e fundit situata mes Rusisë dhe Ukrainës është përshkallëzuar dhe në të njëjtën kohë ka deklarata dramatike nga fuqitë perëndimore se pushtimi rus i Ukrainës është çështje kohe dhe se po përgatitet një sulm i plotë, transmeton Botapress.info
Ngjarjet kryesore sot:
Putin dërgon ushtrinë ruse në “mision paqeje” në dy republikat separatiste pro-ruse në Ukrainën lindorePutin nënshkroi njohjen e rajonit Donbass (Donets dhe Luhansk) në një fjalim televiziv të drejtpërdrejtë dhe BE dhe Shtetet e Bashkuara njoftuan menjëherë sanksionetRusia njeh rajonet rebele të Ukrainës si republika të pavarura, konfirmoi Kremlini
Një duzinë linja ajrore evropiane kanë njoftuar se po pezullojnë ose anulojnë fluturimet drejt Ukrainës
Britania thotë se “plani i pushtimit të Rusisë tashmë ka filluar”
Forcat ruse po krijojnë lista të ukrainasve të identifikuar që do të vriten ose do të dërgohen në kampe në rast të një pushtimi, sipas një letre dërguar nga Shtetet e Bashkuara shefit të OKB-së për të drejtat e njeriut. Kremlini i mohon akuzat
Rusia pretendon se ka vrarë pesë “diversantë” ukrainas, Kievi e mohon këtë
Macron po përpiqet të organizojë një samit midis Joe Biden dhe Vladimir Putin. Biden ra dakord me kusht që Rusia të mos kryejë pushtimin dhe Putin thotë se nuk ka ende plane konkrete për takimin
SHBA ka inteligjencë që tregon se komandantët rusë janë urdhëruar të nisin një sulm në Ukrainë, sipas dy zyrtarëve amerikanë dhe një burimi tjetër të njohur me inteligjencën amerikane.
Imazhet e reja satelitore Maxara tregojnë rritje të aktivitetit midis trupave ruse pranë kufirit verilindor të Ukrainës
Sipas vlerësimeve të fundit të inteligjencës amerikane, Rusia tani ka afër 75% të forcave të saj konvencionale të drejtuara kundër Ukrainës
Komanda e Forcave të Përbashkëta të Ukrainës thotë se separatistët e mbështetur nga Rusia kanë nisur “zjarr të fortë” në territorin e tyre në një përpjekje për të “akuzuar në mënyrë të rreme forcat e armatosura të Ukrainës dhe për të përshkallëzuar më tej situatën”. /Botapress.info/