Sot në media u raportua se Bordi i RTK-së është duke mbajtur mbledhje ku po diskutohet mundësia për një sërë shkarkimesh të menaxhmentit aktual të televizionit publik.
Lajmi.net me burime të saja ka kuptuar se nga kjo mbledhej është marrë vendimi për shkarkimin e Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së, Ngadhënjim Kastratin.
Mediumi ka tentuar të kontaktojë vetë Kastratin, mirëpo i njëjti nuk ka qenë i qasshëm.
Shkarkimin e bordi i RTK-së nga Qeveria gjatë vitit të kaluar, Kastrati e cilësoi si precedent të rrezikshëm për radiotelevizionin publik.
“Nesër kush e di çfarë vendimi marrin! Por një gjë është e sigurt që auditim ka pasur në RTK, raporti 2020, i performancës dhe ai financiar është publik dhe është një nga raportet me notat më të mira nga auditori i pavarur. Për profesionalizmin e disa anëtarëve të Bordit flasin CV-të dhe përvoja e tyre dhe zgjedhja e tyre nga Kuvendi”, deklaronte ai.