Ish-kryeministri Berisha është futur i vetëm me makinë në oborrin e Kuvendit .Ai është pritur te dera e automjetit nga Edi Paloka, Flamur Noka dhe Tritan Shehi.
Ky është një mesazh i fortë ndaj Lulzim Bashës për vendimin e mbrëmshëm, përmes të cilit ai e përjashtoi nga Grupi Parlamentar i PD-së.
Berisha tha për mediat se Rama dhe Basha kanë një marrëveshje okulte me njëri-tjetrin dhe se ai tashmë do të punojë për të rikthyer legjitimitetin e PD-së.
U la jashtë grupit parlamentar, Berisha mbërrin në Parlament: Basha, pazare të fëlliqura me Ramën
Ish-kryeministri Sali Berisha, ashtu siç edhe e bëri të qartë mbrëmjen e së enjtes, ka mbërritur ditën e sotme në Parlament.
Në hyrje të Parlamentit, lideri historik i PD ka përshëndetur edhe një grup mbështetësish që e pritën me brohorima. Ndërsa mbërrinte në Kuvend, Berisha ka folur me tone të ashpra për Lulzim Bashën, duke thënë se ka bërë “pazare të flliquara me kryeministrin Edi Rama.
I shoqëruar nga Edi Paloka, Tritan Shehu dhe Flamur Noka, Sali Berisha tha se nga sot nis beteja për të shpëtuar PD ndërsa bëri të ditur se lëvizja e tij e radhës do të jetë statutore.