Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për lokalizimin dhe arrestimin e një personi të dyshuar. I kërkuari nga policia është Edon (Idriz) Berisha, i lindur më 13 qershor të vitit 1997 në Pejë.
Sipas njoftimi të policisë, i pandehuri është i kërkuar për veprën penale “Dhunë në familje”. Policia ka kërkuar që kushdo që ka informacion mbi vendndodhjen e këtij personi të dyshuar, të lajmërojë Policinë e Kosovës ose të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.
![Image](https://www.botasot.info/media/botasot.info/images/2021/June/25/auto_auto_pooo16246250201624625529.png)