Pothuajse çdo institucion shtetëror në Ukrainë është shumë aktiv në rrjetet sociale, Inteligjenca atje është lajmëruar pas tri ditësh, me një postim për Rusinë.
Inteligjenca e Mbrojtjes së Ukrainës thotë se është duke kryer punë në zbulimin e vendosjes së armikut, prandaj po rri e heshtur.
“Të dashur ukrainas, të na falni për heshtjen e përkohshme. Shumë punë po bëhet, nëse po e dini për çka e kemi fjalën…”, thuhet në postimin e tyre.
“Ne po punojmë 24/7, për të gjetur vendet e trupave dhe mjeteve ushtarake të okupatorit, për t’i shkatërruar ato pa mëdyshje. Armiku do të shkatërrohet. Rroftë Ukraina. Vdekje armiqve”, thuhet në shkrimin”, thuhet tutje në postim.
Ndryshe, autoritetet e mbrojtjes së Ukrainës vazhdimisht njoftojnë dhe mobilizojnë qytetarët, përmes faqeve të tyre zyrtare në rrjetet sociale.
Ndryshe, tash e disa orë delegacioni i Ukrainës është takuar me atë të Rusisë për negociata. Takimi po mbahet kur po shënohet dita e pestë e luftimeve në Ukrainë, pasi forcat ruse hynë aty nga tri anët.