Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka njoftuar se deputetët e Kuvendit të Kosovës sot miratuan projektligjin për Sistemin e Menaxhimit të Performancës së Komunave dhe Skemës së Grantit të Bazuar në Performancë.
Ai ka thënë se komunave po u ofrohet pavarësi nga çfarëdo ndikimi politik duke siguruar qëndrueshmëri të grantit për një periudhë afatgjate, transmeton IndeksOnline.
Postimi i ministrit Krasniqi:
Sot në seancën pleanare të Kuvendit të Republikës së Kosovës, bazuar në mandatin ligjor dhe në përputhje me prioritetet strategjike të Republikës së Kosovës dhe agjendën legjislative për vitin 2021, kam prezantuar projektligjin për Sistemin e Menaxhimit të Performancës së Komunave dhe Skemës së Grantit të Bazuar në Performancë, i cili institucionalizon këtë skemë të financimit të komunave dhe ofron pavarësi nga çfarëdo ndikimi politik duke siguruar qëndrueshmëri të grantit për një periudhë afatgjate, ky projektligj sot në Kuvendin e Kosovës u miratua me 62 vota PËR dhe asnjë KUNDËR.