Për herë të parë që nga fillimi i pandemisë COVID-19, në Klinikën Infektive në QKUK nuk ka asnjë pacient të shtrirë i cili është i infektuar.
Kjo është bërë e ditur me anë të një komunikate për media nga SHSKUK.
Ndërkaq, janë tre pacientë që po trajtohen nga pasojat post COVID-19.
Njoftimi i plotë:
Klinika Infektive nuk ka pacientë të konfirmuar me Covid-19
Për herë të parë që nga fillimi i Pandemisë së Covid-19, Klinika Infektive e Qendrës Klinike Universitare e Kosovës nuk ka të shtrirë asnjë pacient të konfirmuar me Covid-19.
Ndërkaq, në Spitalin e Gjakovës është i shtrirë 1 pacient i konfirmuar me Covid-19.
Sa i përket pacientëve post-Covid-19, Klinika Infektive po i trajton 3 të tillë.
Klinika Infektive para disa muajve, pas qetësimit të situatës me Covid-19, ka filluar të ofrojë shërbime shëndetësore edhe për pacientët me sëmundje të tjera ngjitëse.