Kryeministri Albin Kurti në një konferencë për media ka njoftuar për masa të reja në kuadër të Pakos së Rimkëmbjes.
Ai ka thënë se ka vendosur të ndajë nga 100 euro për secilin pensionist.
Po ashtu, kryeministri Kurti ka potencuar se ndihmat sociale do të dyfishohen këtë muaj.
Ndërkohë, Kurti tha se për herë të parë do të ndahen nga 100 euro për rreth 300 mijë punëtorë të sektorit privat.