Botapress, 12 tetor- Infektimet, hospitalizimet dhe rastet e vdekjeve po shënojnë rënie në ditët e fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kështu prej 52 shteteve, në 46 prej tyre janë shënuar rënie të rasteve të reja të infektimeve dhe vetëm në 6 prej tyre ka nje rritje të të përqindjes së infektimeve, shkruan The New York Times percjellë Botapress.info
Një rënie rapide vërehet sidomos në shtetet me popullatë te dendur siç jane Florida me minus 65% renie, Washingron D.C. me minus 61% rënie, Alabama me minus 61%, Texas me minus 39%, Georgia me minus 56%, Hawai me minus 50% e kështu me radhë.
Keto shifra kane shënuar nje rënie prej minus 24% në mbare Amerikën.
Në SHBA deri më tash jane shënuar mbi 714 mijë raste të vdekjeve në ndërkohë që jane infektuar mbi 44 milion e 453.529 amerikanë
Derinmë tash në SHBA janë vaksionuar 56% e popullatës e te gjitha moshave nderkaq mbi 84% të të vaksionuarve u takojnë moshave mbi 65 vjeç.
Presidenti Joe Biden ka nxjerrë një urdhër ekzekutiv per vaksionim të detyrueshëm të të punësuarve ne institucione publike dhe në kompanitë private me mbi 100 punëtorë. Ky urdhër ekzekutiv po percillet me protesta dhe me inicime të procedurave të apelimit gjyqesor në nderkohë që në New York, në Florida dhe vendet e tjera, deri më tash kanë humbur punën me mijëra profesorë të shkollave publike dhe personei mjekësor, kryesisht motra medicinale të cilat kanë refuzuar të vaksionohen.
Vetë presidenti Joe Biden, pasi ka marrë edhe dozën e tretë të vaksinës Anticovid 19 ka apeluar te popullata që po heziton të vaksionohet që të kryejnë sa më shpejtë ketë detyrim qytetarë në mënyrë që të mos rrezikojnë shëndetin e tyre e të tjerëve që tashmë janë vaksionuar raporton Botapress.info nga New Yorku.