Përfaqësuesi special i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak u takua në Beograd me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
LEXO EDHE KETE
“Nuk parandaloi kalimet ilegale”, Çekia kërkon rikthimin e vizave për Shqipërinë
Lajçak përmes Twitterit tha se me të pati një “diskutim të hapur dhe serioz”.
“Në Beograd sot vazhdova diskutimin tim të hapur dhe serioz me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiqn rrugën përpara për normalizimin e marrëdhënieve”, shkroi ai.
Lajçak tha se energjia dhe targat ishin kryetemat që u diskutuan.
“Energjia dhe targat ishin lart në axhendën tonë pasi nevojiten urgjentisht zgjidhje”, shkroi Lajçak, duke shtuar se për ca detaje ka folur edhe me kryenegociatorin serb, Petar Petkoviq.