Këngëtari Labinot Rexha duket se nuk është ndalur me akuzat dhe reagimet e tij publike ndaj produksionit të Big Brother VIP Kosova 4, duke vazhduar publikimin e materialeve që sipas tij hedhin dritë mbi prapaskenat e formatit.
Vetëm një ditë pasi publikoi një video ku pretendonte se Bia Khalifa dhe Labinot Haxhiu kishin gjetur telefonin e Albës brenda shtëpisë – një veprim që konsiderohet shkelje e rëndë e rregullave – ai ka shpërndarë një seri videosh të tjera që kanë ndezur debat në rrjete sociale.
Në materialet e reja të publikuara nga ai, dëgjohen incizime që pretendohet se janë përgjuar në dhomën e rrëfimit, ku shfaqet producentja Olsa Muhameti duke biseduar me dy banorët dhe duke u përpjekur, sipas interpretimit të videos, t’i bindë që situata të mos zmadhohet publikisht.
Në disa prej këtyre incizimeve aludohet se u ofrohen favore si informacione nga jashtë apo mundësi për qëndrueshmëri më të gjatë në lojë – pretendime që, nëse do të rezultonin të vërteta, do të përbënin shkelje serioze të rregullores së formatit.
Publikimet e këngëtarit kanë shkaktuar reagime të shumta online, me ndjekës që kërkojnë sqarime zyrtare nga produksioni, ndërsa të tjerë i shohin materialet me skepticizëm dhe kërkojnë verifikim të autenticitetit të tyre.
Deri tani nuk ka pasur një reagim të detajuar publik nga produksioni lidhur me videot në fjalë, ndërsa situata vazhdon të mbetet një nga temat më të diskutuara rreth spektaklit. /Telegrafi



Të tjera
Aktuale
Netanyahu: Ne po e dobësojmë regjimin për t’u dhënë iranianëve një shans ta rrëzojnë atë
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu reagoi të
Lajme Opinione
Deputeti i VV-së i quan të gërrditshëm Vjosa Osmanin dhe Haxhi Avdylin
Deputeti i VV-së, Fatos Geci, ka
Aktuale
BE do që për kompromiset e Kurtit të mos bëhet zhurmë, PDK’së ia kujtuan që dikur ishte konstruktive
Pak ditë më parë, më saktësisht