Letonia ka mbyllur kufijtë e saj për rusët pasi Wagner ia ka mësyrë Moskës dhe Vladimir Putinit.
Presidenti i zgjedhur i Letonisë ka shkruar se shteti baltik ka forcuar sigurinë e tij kufitare në përgjigje të tensioneve që po ndodhin në Rusi dhe ka potencuar se nuk do të pranojnë rusët.
“Letonia po ndjek nga afër situatën në zhvillim në Rusi… Siguria kufitare është forcuar, viza ose hyrja kufitare e rusëve që largohen nga Rusia për shkak të ngjarjeve aktuale nuk do të merren parasysh,” ka shkruar Edgars Rinkevics në Twitter.
The Guardian shkruan se Letonia vitin e kaluar kishte ndaluar lëshimin e vizave të reja për qytetarët rusë, por deri më tani kishte bërë një përjashtim për vizat humanitare, derisa mbetet e paqartë nëse vizat e lëshuara deri më tani do të mbeten të pranueshme për hyrje.