Ukraina ka reaguar pasi që Rusia ka njohur dy rajonet seperatiste në Ukrainën lindore si shtete të pavarura dhe ka futur trupat në territorin ukrainas.
Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, me anë të një postimi në Twitter ka reaguar rreth zhvillimeve të fundit. Kuleba ka shkruar se e kanë kanë kërkuar mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
VIDEO: Putini nis edhe zyrtarisht pushtimin e Ukrainës, ushtria ruse futet në rajonet separatiste
“Ukraina ka kërkuar një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, pas veprimeve ilegale të Rusisë. Kërkesën tashmë e kemi dorëzuar”, ka njoftuar ai në Twitter. / Gazeta Botapress.info./