Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri në fshatin Majac, ndërsa e dyshuara ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, ka njoftuar Prokuroria Themelore në Prishtinë. Viktimat janë identifikuar me inicialet I.B. dhe M.G.
Sipas policisë, njëra nga viktimat femra ndërroi jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ndërsa trupi tjetër është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi. Gjatë ekzaminimit janë sekuestruar armë zjarri, gëzhoja dhe prova të tjera materiale. Motivi i ngjarjes ende nuk është i njohur, ndërsa hetimet vazhdojnë.
Ekonomia Online ka publikuar pamje nga vendi ku dyshohet se ndodhi krimi mbrëmë, duke treguar shtëpinë ku kanë ndodhur ngjarjet tragjike.






Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në