Analisti kosovar dhe njohësi i zhvillimeve politike në vend dhe rajon, Ilir Ibrahimi, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe faktori ndërkombëtar janë të shqetësuar për sigurinë e Kosovës dhe të rajonit prandaj po kërkojnë me kaq insistim shtyrjen e vendimit për targat.
Tërheqjen nga Trusti s’po e kërkojnë të pasurit, por ata që kanë rroga mesatare
Ibrahimi thotë se nëse ekziston një rrezik kaq i madh dhe Qeveria s’tregohet fleksibile, atëherë s’duhet habitur kur KFOR e merr situatën nën kontroll në veri të Republikës.
Sipas tij një gjë e tillë nënkupton edhe riaktivizimin e Rezolutës 1244.
“Do të ishte mirë që qeveria para se të marrë ndonjë vendim definitiv, ta marrë e ta rilexojë atë rezolutë dhe ti sheh implikimet që i sjell ajo vend”, ka shkruar Ibrahimi.
Reagimi i plotë:
Rreziku ndaj sigurisë në vend e rajon është shqetësimi kryesor i faktorit ndërkombëtar, sidomos atij amerikan.
Kjo është edhe arsyeja pse ka kaq insistim në shtyrjen e vendimit për targat.
Nëse rreziku është aq i lartë dhe nuk ka fleksibilitet nga Qeveria e Kosovës, atëherë mos të çuditemi që KFOR e merr situatën nën kontroll.
Kjo pastaj ka rreziqe tjera sepse e riaktivizon rezolutën 1244, të cilën e kanë mbajtur “nën tepih” sidomos miqtë amerikan.
Do të ishte mirë që qeveria para se të marrë ndonjë vendim definitiv, ta marrë e ta rilexojë atë rezoltutë dhe ti sheh implikimet që i sjell ajo vend