Ky është punëtori që humbi jetën aksidentalisht në KEK

Mixhen Sadiku, punëtor në Departamentin e Sigurisë Fizike në KEK, ka humbur jetën tragjikisht si pasojë e një incidenti të ndodhur në Termocentrali Kosova B.

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK sh.a.) ka bërë të ditur se sot në termocentralin “Kosova B”, ka ndodhur një incident i rëndë, ku është përfshirë një mjet transportues kamion dhe një punonjës.

Si pasojë e këtij incidenti, një punonjës mashkull kosovar 55-vjeçar ka pësuar lëndime të rënda.

Në vend ngjarje menjëherë kanë dalur zyrtarët e KEK-ut, Policia e Kosovës dhe ekipet mjekësore, të cilat kanë konfirmuar se viktima ka ndërruar jetë.

Të tjera

Lajme Showbiz

Kanosje dhe armë ilegale, Prokuroria kërkon caktimin e masës së paraburgimit për Gjestin

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar

Aktuale

Komiteti i Rajoneve i BE-së heq fusnotën tek emri Kosova

Asociacioni i Komunave të Kosovës njofton

Lajme

AUV tërheq nga tregu Aptamil 1 dhe Aptamil 2

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka