Gazeta mëson se zyrtari policor që ka gjetur vdekjen si pasojë e aksidentit të sotëm është Agim Maliqi.
Lajmin për vdekjen e tij e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.
Lojërat e Vuçiq, liroi 3 policët kosovarë duke ua konfirmuar aktakuzën, çfarë ndodh tash?
“Ju informojmë se sot më datë 26.06.2023, në rreth orës 12:20 ka ndodhur një aksident trafiku te vendi i quajtur ,, Te Tyrbja” në fshatin Rogoqicë, komuna e Kamenicës, në mes të mjetit motorik katërrotësh të Policisë së Kosovës dhe një veture civile”, ka thënë nga Policia.
Po ashtu është bërë e ditur se në vend ngjarje kanë dal të gjitha njësitet relevante, të cilat janë duke u marrë me rastin./Botapress.info/