Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Prishtinë ku një zyrtar policor është gjetur pa shenja jete, shkruan Gazeta Express.
Vdekjen e policit 47 vjeçar i cili dyshohet se ka kryer vetëvrasje e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
Foto e viktimës:
Nga Policia e Kosovës, për Gazetën Express është deklaruar Agron Borovci, zëdhënës i Policisë për rajonin e Prishtinës.
”Rreth orës 14:45, kemi pranuar informatën për një trup të pa jetë, në rrugën “Ahmet Korenica” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull, 47 vjeç, zyrtar policor. Mbështetur në informacionet e para nga vendi i ngjarje, përkundër që ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje, policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen dhe me kujdes të shtuar po shqyrton të gjitha aspektet e rastit për ndriçimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje tragjike’’, ka thënë mes tjerash ai.



Të tjera
Aktuale
Numërohen mbi 14% të votave me postë, prin VV-ja
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka njoftuar
Lajme
Fushë-Kosova shpall gjendje emergjente në sektorin e mbeturinave
Kryetari i Fushë-Kosovës, Valon Prebreza, ka
Aktuale
Zvicra nuk do të ulë numrin e ushtarëve në Kosovë
Duke pasur parasysh situatën e qëndrueshme