Si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Podujevë një person ka mbetur i vrarë dhe një tjetër i plagosur. Emri i të vrarit raportohet se është Valmir Breznica i njohur me nofkën “Dhija”.
Lajmin e ka konfirmuar edhe policia e Kosovës ndërkohë motivet e ngjarjes ende nuk dihen.
“Sot rreth orës 12:30, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri, në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para të marra nga mjekët emergjent është konfirmuar se një person është pa shenja jete ndërkaq një tjetër ka mbetur i plagosur. Aktualisht policia po vijon punën me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore, me qëllim të zbardhjes së rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e të dyshuarve.”