Policia e Kosovës ka arrestuar një serb të dyshuar për sulm ndaj KFOR-it, në protestën e 29 majit në Zveçan. Sipas policisë i arrestuari është N.O., me vendbanim në Mitrovicën e Veriut, i njohur me nofkat “Nemac” dhe “Rusi”, raporton Gazeta Express.
Momenti kur Policia e Kosovës arreston “Rusin” në autolarje në Veri të Mitrovicës
“Arrestimi i tij dhe shoqërimi në stacion policor është kryer pas sigurimit të dëshmive, se i njëjti është përfshirë në sulm ndaj KFOR-it me datën 29 maj 2023, ku si pasojë e sulmeve dhe dhunës së shfaqur dhjetëra pjesëtarë të KFOR-it kanë pësuar lëndime trupore. Të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërsa, mediat lokale kanë zbuluar se bëhet fjalë për Nenad Orlloviqin dhe ai është arrestuar në vendin e tij të punës, në një autolarje në Mitrovicën e Veriut. Atij i janë publikuar edhe fotografi nga media serbe dhe shqiptare.
![](https://www.gazetaexpress.com/wp-content/uploads/2023/06/image-97.png)
![May be an image of 3 people, beard and text](https://scontent.fprn13-1.fna.fbcdn.net/v/t39.30808-6/347252124_773743171419616_5410637111072363179_n.jpg?_nc_cat=100&ccb=1-7&_nc_sid=8bfeb9&_nc_ohc=yVkb7g10JZMAX9xE2Ho&_nc_ht=scontent.fprn13-1.fna&oh=00_AfDBm9EmlR4lP0tnZfMAzmY_ToGkz9nmHBR2EtGnIFtqOA&oe=649A4C5F)