Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht Departamenti i Hetimeve ka marrë masa ndaj një majori të Policisë, pas dyshimeve se i njëjti është bërë pjesë e një tubimi zgjedhor.
Siç mëson media koloneli që u suspendua nga IPK është: Nexhmi Krasniqi, drejtor në Drejtorinë Rajonale për kufi.
Krasniqi dyshohet se ka marrë pjesë në një darkë të shtruar nga për anëtarë të Partisë Demokratike të Kosovës, në Prizren.
Në atë darkë ishin edhe kandidatët për deputetë nga PDK-ja, Nait Hasani dhe Fatbardh Rexha.
Ku i fundit shkruan se “në Prizrenin e bukur e historik bashk me Nait Hasanin u prita me shumë ngrohtësi dhe entuziazëm për fitoren e Partisë Demokratike te Kosovës dhe Bedri Hamzës Kryeministër”.
Në këtë tubim, fotot për të cilin janë shpërndarë më 6 janar, dyshohet se ka marrë pjesë edhe koloneli Krasniqi, rast për të cilin u suspendua nga Inspektorati Policor i Kosovës.



Të tjera
Aktuale
Haxhiu për çështjen e presidentit: Jam e hapur të ndihmoj
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës dhe
Aktuale
Asnjë panel në fushë: Çfarë po ndodh me parkun diellor milionësh në Rahovec?
Teksa kanë kaluar dy vjet që
Aktuale
Trump kërcënon nëse Irani s’bën marrëveshje: Një civilizim i tërë do të vdesë sonte
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, sapo