Ish – ylli i kombëtares së Zvicrës, Xherdan Shaqiri (32 vjeç) kthehet në ekipin ku është rritur, në FC Basel.
“Shaqiri nënshkruan kontratë me Baselin deri në vitin 2027”, – njofton mediumi zviceran “Blick”.
Shaqiri karrierën si futbollist e filloi te Baseli në vitin 2007.
Në verën e vitit 2012, Xherdan Shaqiri u largua nga FC Baseli dhe shkoi në Bayern Munih.
Ai, atje fitoi Champions League dhe më vonë kaloi në Inter Milano. “Shaqa” erdhi në Liverpool nëpërmjet Stoke Cityt, ku fitoi sërish trofeun e Championsit.
Shaqiri u transferua në Chicago nëpërmjet Olympique Lyon.
Shaqiri ka luajtur 125 ndeshje për kombëtaren e Zvicrës.
Shaqiri do të mbajë numrin 10-të.
“Më mbush me krenari dhe jam shumë i lumtur që sot mund të kthehem në vendlindje te Baseli.
Unë kam qenë thellësisht i lidhur me klubin dhe rajonin që nga fëmijëria. Si tifoz dhe sigurisht edhe si lojtar.
Përfundova stërvitjen time të futbollit në Basel dhe më pas arrita të nis karrierën time ndërkombëtare”, ka deklaruar Shaqiri.



Të tjera
Lajme
Humolli nga zyra e OBSh-së në Kosovë: Bota po përgatitet për një pandemi të ardhshme
Drejtoresha e Zyrës së Organizatës Botërore
Aktuale
KEDS tregon cilat zona mbesin pa rrymë nesër për shkak të punimeve
KEDS ka njoftuar për “punime
Aktuale
Haxhiu për çështjen e presidentit: Jam e hapur të ndihmoj
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës dhe